POJAN, NDOTJA NGA UJRAT E ZEZA PROBLEMATIKE, INSTITUCIONET HESHTIN

11/07 16:58
Credits to Apollon TV
POJAN, NDOTJA NGA UJRAT E ZEZA PROBLEMATIKE, INSTITUCIONET HESHTIN

Kanalet kulluese të pushtuara nga mbetjet urbane në Seman , kanë humbur funksionin e tyre. Mbeturinat i sheh kudo të hedhura nga banorët përgjatë shtretërve të kolektorëve kullues të cilët janë kthyer në vendgrumbullimi mbetjesh pohojnë banorët. Sipas tyre ankesat e vazhdueshme rezultojnë të paefektshme në përmirësimin e kësaj situate e cila ka krijuar probleme me mjedisin dhe degradimin e ekosistemit natyror përgjatë kanaleve për shkak të ndotjes. Për shkak të thatësirës së verës dhe rritjes së pranisë së ndotjes organike dhe plastike , kanalet kulluese dhe ujitjes të mbuluar nga plehrat , konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e banorëve. Edhe emigrantët që janë kthyer në vendlindje për të takuar familjaret dhe të afërmit e konsiderojnë të papranueshme situatën mjedisore të shkaktuar nga hedhja e mbeturinave urbane në kanalet kulluese dhe ujitës , e cila sipas tyre sa vjen e përkeqësohet. Sipas tyre djegia nga banorët e përkeqëson edhe më shumë gjëndjen për të cilën nuk ka kontrolle. Shkaktarët e ndotjes së kanalizimeve kulluese duhet të ndëshkohen kanë thënë banorët e Semanit. Sipas tyre edhe pse kontenierët dhe koshët e plehrave nuk mungojnë , ata gjejnë rrugën më të shkurtër për të hedhur mbetjet urbane  duke e kthyer sistemin kullues të tokave të fshatit në fushëmbetje , duke rrezikuar veten dhe të tjerët. Fshati Seman , dikur simbol i pastërtisë dhe kulturës , sot është kthyer në një zonë të nxehtë mjedisore për shkak të mbetjeve urbane që i gjen kudo , pohojnë banorët.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.