Po transportonte punonjës fasonerie, shkrumbohet autobusi në autostradën Fier-Vlorë (FOTO)

26/05 7:46
Credits to Apollon TV
Po transportonte punonjës fasonerie, shkrumbohet autobusi në autostradën Fier-Vlorë (FOTO)

Një autobus është shkrumbuar në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, teksa kishte shkuar të marrë punonjësit e një fasonerie nga Cakrani.

Përpara se të marrë flakë janë dëgjuar shpërthime, ndërsa njerëzit kanë zbritur në kohë nga autobusi.

  • “Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz“, njofton policia.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.