Po qarkullonin me kallashnikov në automjet ! Arrestohen dy persona në Elbasan!

08/09 13:41
Credits to Apollon TV
Po qarkullonin me kallashnikov në automjet ! Arrestohen dy persona në Elbasan!

Dy persona u vendosën në prangat e policisë së Elbasanit pasi u kapën në flagrancë me armë zjarri të llojit kallashnikov në automjet. 37 vjecari Afrim Zhuka dhe Armand Kurti, 32 vjeç pasagjer në automjet, u ndaluan në lagjen “Valas” të Cërriut nga shërbimet e policisë, të cilët kishin marrë informacione se këta dy shtetas po qarkullonin me armë zjarri. Patrullat policore, ndaluan për kontroll automjetin, në brendësi të të cilit gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Afrim Zhuka u vendos në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa Armand kurti për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Policia vijon punën për goditjen e të tjera rasteve të armëmbajtjes pa leje.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.