
Po pastronte kanalin, e zë korrenti dhe mbetet i plagosur vëllai i Ziver Veizit, që u vra më 21 Janar 2011


Mete Veizi, vëllai i protestuesit të vrarë në 21 janar Ziver Veizi, dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se ai është punonjës i ekipeve të pastrim-gjelbërimit në bashkinë e këtij qyteti.
Veizi ka rënë në kontakt me korentin teksa punonte për pastrimin e një kanali, ndërsa ekipet e elektriçistëve punonin pak metra larg tij për të riparuar një shtyllë të energjisë elektrike. Menjëherë, ekipet e punonjësve të tjerë të pastrimit e kanë dërguar Veizin në spital.
Paraprakisht bëhet me dije se vëllai i protestuesit të vrarë ndodhet në gjendje të rëndë.