Po mirëmbante rrugën, gjendet i pajetë 45-vjeçari (EMRI)

17/03 16:23
Credits to Apollon TV
Po mirëmbante rrugën, gjendet i pajetë 45-vjeçari  (EMRI)

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Ura e Qerretit”, në Gramsh.

Sipas informacioneve për mediat, bëhet fjalë për Edmond Shtyllën.

Ai punonte në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e vdekjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.