Po më vdes nëna në ambulancë’, i riu mes lotësh tek ‘Shefqet Ndroqi’

06/12 16:08
Credits to Apollon TV

Situata vijon të jetë e rënduar në vendin tonë sa i përket pandemisë nga Covid.

Shifrat e larta të të infektuarve ka bërë që spitalet të mbingarkohen me pacientët e prekur nga Covid.

Gazetari Erjon Skëndaj ka sjellë një dëshmi tronditëse të një të riu, nëna e të cilit prej disa orësh është në ambulancë tek ‘Shefqet Ndroqi’, pasi në urgjencë nuk ka vend.

Me zërin që i dridhej, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulance.

“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi,” tha i riu për ‘news24’.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.