Po bënin video ‘prank’ për në Youtube, qëllohet për vdekje një 20-vjeçar

06/02 22:02
Credits to Apollon TV
Po bënin video ‘prank’ për në Youtube, qëllohet për vdekje një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Tenesi të SHBA-së, ku humbi jetën një 20-vjeçar.

Policia tha se disa të rinj ishin duke bërë një video “prank” për Youtube, por gjithçka rezultoi fatale.

Ngjarja ndodhi në një parking të mbyllur në orën 21:25, ku David Starnes Jr, 23 vjeç, pranoi që kishte qëlluar 20-vjeçarin Timothy Wilks.

Wilks dhe një mik po bënin një “grabitje”, si një shaka dhe video do ta postonin në Youtube, dhe iu afruan me thika në dorë një grupi njerëzish.

Starnes tha se ai nuk ishte në dijeni të shakasë dhe qëlloi Ëilks për të mbrojtur veten dhe njerëzit me të cilët ishte. Askush nuk është akuzuar ende për vdekjen e Wilks, ndërkohë që hetimi vazhdon.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.