Plas sherri në Tiranë, të rinjtë godasin njëri-tjetrin me sende të forta

17/03 21:29
Credits to Apollon TV
Plas sherri në Tiranë, të rinjtë godasin njëri-tjetrin me sende të forta
Pamje nga vendi I ngjarjes

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, ku 21 vjeçari H.H është konfliktuar me sende të forta me një 23 vjeçar.

Për pasojë të dy të rinjtë kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se të rinjtë janë sirianë që janë sherrosur për lekë, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur monedha dhe thika.

“Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.