Plas sherri në Lezhë, dy punonjësit e karburantit bëjnë për spital kosovarin

05/08 21:49
Credits to Apollon TV
Plas sherri në Lezhë, dy punonjësit e karburantit bëjnë për spital kosovarin

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë një pike karburanti në Lezhë, pranë Kryqëzimit të Tales. Bëhet me dije se një 37-vjeçar nga Kosova është përplasur fizikisht me dy punonjës të karburantit, një 61-vjeçar dhe një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit mes tyre.

Si pasojë 37-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dy punonjësit janë shoqëruar nga policia.

Lezhë/Informacion paraprak:

Konfliktohen fizikisht dhe me mjete të forta te një karburant, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth, shoqërohen nga policia të dyja palët.

Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.