
Plas sherri në Elbasan, plagoset një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hurje të Kalasë së Elbasanit, ku disa persona janë përfshirë në një sherr.
Si pasojë ka mbetur i plafgosur një prej tyre, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije për mediat. Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit të qytetit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e Policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.