
Plas SHERRI mes militantëve të PD dhe PS në ELBASAN, shoqërohen disa persona (VIDEO)


Një sherr i madh ka shpërthyer mes militantëve të Partisë Socialiste dhe Demokratike në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se në sherr janë përfshirë disa persona, pas provokimeve që simpatizantët e PD, të cilët kanë bërë thirrje “Rama ik” gjatë kohës kur kryeministri po kalonte në qytet.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, ndërkohë që qyteti është i mbushur me njerëz që kanë shkuar të festojnë Ditën e Verës.