
Plas arma në Lezhë, ka të plagosur

Një person është qëlluar me armë zjarri në Gjadër të Lezhës. I plagosur ka mbetur 24-vjeçari Dorjan Gjini. Ky i fundit ka marrë plagë me armë zjarri në këmbë.
Mësohet se ai është dërguar në spital ku po merr edhe trajtimin e duhur mjekësor. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë por ende nuk dihen rrethanat e saj.
Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.