
Plagosje me thikë në Pogradec! Arrestohet 22-vjeçari, procedohen 3 të tjerë

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë në ambientet e një lokali mbrëmjen e kësaj të enjte. Uendi Berberi, banues në Pogradec, 22-vjeç u vu në pranga pasi plagosi me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta një 24-vjeçar me iniciale R.J. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë të përfshirë në konfliktin e orëve të vona të mbrëmjes së të enjtes. 24-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjatë konfliktit tre të proceduarit, përfshirë këtu edhe të dëmtuarin, kanë goditur me grushte 22-vjeçarin Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme