
Plagosje me armë zjarri në Korçë, ngjarja pranë maternitetit të vjetër


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër, ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.