Plagosja në selinë e PD, reagon Presidenca: Meta është në një iftar në Elbasan, më pas do të niset me urgjencë drejt Kavajës

19/04 20:30
Credits to Apollon TV
Plagosja në selinë e PD, reagon Presidenca: Meta është në një iftar në Elbasan, më pas do të niset me urgjencë drejt Kavajës

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit të ndodhur pak më parë në Kavajë.

Si pasojë e degjenerimit të situatës, ka mbetur i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni, me rol sekretar në PD e Kavajës. Autori i ngjarjes është personi i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, Ndriçim Jonuzi (Tahiri).

Blushi përmes një shënimi në rrjete sociale thotë se Meta po e ndjek me shqetësim këtë situatë, teksa momentalisht ndodhet në një iftar të organizuar nga vetë ai me disa klerikë të 5 besimeve fetare.

Me të mbaruar Kreu i Shtetit do të niset me urgjencë drejt Kavajës, teksa i bën thirrje qytetarëve që të mos provokojnë situatën.

Shënimi i plotë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.