Plagosja e policit gjatë protestave, zbulohen mesazhet tronditëse mes dy të rinjve grekë

13/03 20:52
Credits to Apollon TV
Plagosja e policit gjatë protestave, zbulohen mesazhet tronditëse mes dy të rinjve grekë

Forcat e policisë në Greqi, kanë zbuluar një telefonatë që është bërë nga dy të rinj, të cilët janë arrestuar gjatë protestave në Nea Smyrni.

Sipas CNN, të dy ata kanë diskutuar për dhunimin e një oficeri policie, të cilët ata dyshojnë se e kanë vrarë.

A: Eja, ndoshta e kemi vrarë

B: Me të vërtetë?

A: Po, ne e vramë atë, po ju them. Ne duhet të largohemi

B: Po, po merre motoçikletën dhe largohu

Po ashtu,  sipas autoriteteve në kohën e dhunimit, telefoni i njërit prej dy të arrestuarve, kishte qenë i hapur dhe është regjistruar momenti kur thuhet: “Vriteni atë”, “Merrni të gjitha”, si dhe sharje dhe shprehje të tjera vulgare.

Mësohet, se hetuesi është shprehur se njëri prej tyre ka dhunuar policinë dhe si pasojë ka qëndruar në komisarit, ndërsa tjetri cili ishte arrestuar pasi kishte sulmuar zyrën Miltiadis Varvitsiotis u la i lirë./Faxweb

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.