Plagosi me çifte motrën në Vlorë, arrestohet pas dy ditësh 60-vjeçari

04/07 10:52
Credits to Apollon TV
Plagosi me çifte motrën në Vlorë, arrestohet pas dy ditësh 60-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar 60-vjeçarin, i cili dy ditë më parë plagosi me armë motrën e tij.

Bëhet me dije se në prang aka rënë Set Danaj, i cili pak ditë më parë me armë  gjahu çifte plagosi motrën e tij, Bukuroshe Hoxhajn, 60-vjeçari në gjendje të dehur qëlloi motrën dhe u largua nga vendi i ngjarjes, dy ditë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. “Në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njoftoi policia për ngjarjen e ndodhur.
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.