Plagosi me armë zjarri të riun në Shijak, shpallet në kërkim autori 18-vjeçar (EMRAT)

22/07 15:03
Credits to Apollon TV
Plagosi me armë zjarri të riun në Shijak, shpallet në kërkim autori 18-vjeçar (EMRAT)

Një konflikt mes dy  personave në Shijak, ka  degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.  Policia bën me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Kledi Çyrbja, 18 vjeç ka plagosur me armë zjarri 30-vjeçarin Saimir Bega.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i plalgosjes është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 18-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.