Petro Koçi “gjen” fajtorin për rezultatin e PS në Fier: Administrata ia futi gjumit, drejtorët vendorë e qendrorë na e kanë sjellë në majë të hundës

15/05 9:45
Credits to Apollon TV
Petro Koçi “gjen” fajtorin për rezultatin e PS në Fier: Administrata ia futi gjumit, drejtorët vendorë e qendrorë na e kanë sjellë në majë të hundës

Në Fier paralajmërohet “tërmet” në administratën shtetërore dhe lokale të qytetit pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe rezultatit larg të pritshmes për Partinë Socialiste.

Petro Koçi, I deleguar në këtë qark për të mbuluar zgjedhjet, në një analizë të gjatë në rrjetet sociale thotë se Basha duhet të falenderojë administratën e Fierit, e cila, si rrallëherë, më së shumti demotivoi socialistët për të shkuar në kutitë e votimit për të mbështetur PS.

Jo vetëm kaq, por Koçi thotë se një pjesë e administratës “ia futi gjumit në fushatë”, ndërsa një pjesë tjetër, u kthye në kosto për PS për shkak të arrogancës dhe korrupsionit në shërbimin për qytetarët.

Në fokusin e tij është administrata lokale e bashkisë, por edhe ajo që varet nga drejtoritë qendrore të Tiranës.

Postimi i Petro Koçit

Administrata.

E verteta eshte se PS nuk mori rezultat maksimal ne zgjedhje pikerisht per shkak te administrates. Jo vetem qe shume te zgjedhur ne PS qe jane pjese e administrates ja futen gjumit ne fushate, por nje pjese e rendesishme e administrates u kthye ne kosto elektorale per PS. Me pertacine, kapadaillekun dhe pse jo korrupsionin ne dhenien e sherbimeve per qytetaret. Keta, Basha duhet ti falenderoje per demotivimin e nje pjese te votuesve per te mbeshtetur PS. Shume votues kur votojne nuk kane parasysh Ramen apo Bashen, por administratore te puneve vendore, drejtore apo nepunes qe  ua kane sjelje ne maje te hundes.

Prandaj Basha duhet tu jete mirenjohes te pandershmeve te administrates.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.