Përsëri përgjaken rrugët e Shqipërisë! Shkak mendohet të jetë hakmarrja

11/05 21:49
Credits to Apollon TV
Përsëri përgjaken rrugët e Shqipërisë! Shkak mendohet të jetë hakmarrja

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e sotme. Një 41 vjeçar është ekzekutuar në makinë në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.

Viktimë ka mbetur i riu 41-vjeçar Everest Caka, i cili po udhëtonte në makinën e tij me bashkëshorten, Silvana Caka, e cila është plagosur në dorë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. I riu rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010.

Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.