Përplasje dhe debate, Bujar Leskaj dorëhiqet nga kandidimi në Vlorë? Reagon PD: Është në krye të detyrës, janë shpifje të Ramës

09/03 23:47
Credits to Apollon TV
Përplasje dhe debate, Bujar Leskaj dorëhiqet nga kandidimi në Vlorë? Reagon PD: Është në krye të detyrës, janë shpifje të Ramës

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me lajmin e dorëheqjes së Bujar Leskajt nga kandidimi si deputet, por dhe si drejtues politik i qarkut të Vlorës oër PD.

Me anë të një njoftimi për mediat, PD thotë se këto janë vetëm shpifje të Ramës dhe se Leskaj është në krye të detyrës.

Reagimi i PD

Lajmi per doreheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj eshte i pavertete. Eshte nje shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj eshte ne krye te detyres, ne udheheqje te ekipit fitues te PD ne qarkun Vlore.

***

Burime për mediat thanë se ka pasur lëvizje degën e PD në Vlorë, pasi ka pasur konflikte për listat e kandidatëve. Shkak janë bërë emrat në listën e PD të miratuar nga Kryesia, për të cilat ka shfaqur pakënaqësi.

Arsyeja e pakënaqësisë së Leskajt, sipas tij është fakti se në lista janë vendosur emra të panjohur për qytetin të cilët deri tani s’kanë dhënë asnjë kontribut për qytetin.

Në këtë mbledhje është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.