
Përplasja me vdekje mes tifozëve në Athinë, anulohet takimi midis Ballës dhe homologut grek

Është anuluar takimi i cili ishte parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut të tij grek, Ionais Ikonomou
Shkak për anulimin e takimit janë bërë incidentet e dhunshme mbrëmjen e djeshme në Athinë mes tifozerisë së AEK dhe Dinamo Zagreb.
Mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur trazira të mëdha mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagreb. Dy ekipet do të zhvillonin mes tyre sfidën e turit të tretë të Champions League, por duket se veç për lojë nuk u bëhet fjalë. Kjo përballe do të luhej në mbrëmje në orën 20:45.
Para kësaj sfide tifozët janë përleshur mes tyre, ku një 29-vjeçar Michalis Katsouris, tifoz i AEK-u ka ndërruar jetë. Sipas mediave greke Gazzetta dhe Sport2 tifozi është goditur me thikë dhe pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës dhe mjekëve nuk ia doli të jetonte.
Tetë persona të tjerë u plagosën nga incidentet e dhunshme, mes tyre një 17-vjeçar. Në veçanti, tre grekë dhe pesë kroatë janë shtruar në spital. Sipas informacioneve, janë bërë 96 arrestime dhe të arrestuarit janë dërguar në GADA, mes të arrestuarve ka qenë dhe një shqiptar.
“Lidhur me një incident të një përleshjeje mes tifozëve të A.E.K.-së dhe Dinamos së Zagrebit, që rezultoi me plagosjen me vdekje të një personi dhe plagosjen e tetë të tjerëve, sqarohet:
Mbrëmjen e djeshme, të hënën, 7 gusht 2023, një grup prej rreth 100-120 tifozësh të Dinamo Zagrebit, së bashku me tifozëtn grekë, ndodheshin në Perissos. Tifozët e AEK-ut ishin mbledhur në zonën e gjerë. Pasuan incidente mes tifozëve të dy skuadrave, të cilët hodhën flakadanë, improvizuan zjarrvënie, gjuajtën gurë, si dhe përdorën edhe shkopinj të improvizuar.
Ngjarja ka ndodhur një orë e gjysmë pasi ekipi mysafir ka përfunduar stërvitjen dhe është larguar nga fusha, si dhe lojtarët të shoqëruar nga policia. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shuar përleshjen, ndërsa me shpejtësi kanë bllokuar dhe arrestuar gjithsej 98 persona të përfshirë në ngjarje.Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Athinës, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë dhe çdo aspekt tjetër të rastit vijojnë intensivisht”, shkruhet në njoftimin e Policisë.