
Përplasja e Metës me policinë/ Mediat serbe jehonë ‘tërbimit’ të presidentit: Kaos në Shqipëri! (VIDEO)

Ngjarja e pazakontë e sherrit të presidentit Meta me punonjësit e policisë bashkiake në zyrat e FRD në Tiranë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Konkretisht një media serbe i ka kushtuar një artiukull asaj që ndodhi dje në Tiranë mes kreut të shtetit dhe policisë. Sipas Novosti.rs, kjo përplasje ka ardhur si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Media serbe shkruan:
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u përplas me policinë, e cila u përpoq me forcë të hynte në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike, duke akuzuar agjencitë e zbatimit të ligjit se punonin ekskluzivisht në interes të Kryeministrit Edi Rama. Meta vuri në dukje se ai e konsideron përpjekjen e policisë shqiptare për të hyrë në mjediset e partisë si një grusht shteti. Zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë do të mbahen në 25 Prill.
