
Përplasi qëllimisht me makinë bashkëfshatarin në Mirditë, autori dhe viktima prej një viti kishin konflikt (DETAJE TË REJA)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Mirditë, ku një person ka përplasur me dashje me makinë bashkëfshatarin, i cili ndërroi jetë.
Bëhet me dije se autori Mhill Gega dhe viktima Mark Gjeka prej një viti kishin konflikte me njëri-tjetrin.
Mësohet se viktima dhe Gega kishin qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje, ku dhe kishin nisur konfliktet e para mes tyre që prej vitit të kaluar, ku kishin përfunduar në Polici. Gjatë ditës së djeshme ata kanë pasur sërish një debat mes tyre, dhe në ato momente Gega ka marrë mjetin e tij ‘benz’ dhe e ka përplasur qëllimisht Gjekën, ku për pasojë ai vdiq në vend.
“Më date 17.02.2021, ora 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Mhill Pjeter Gega, i datëlindjes 16.12.1965, banues në Bungaj, Mirditë, me arsim 12 klasë, sepse në orën 12:00, në fshatin Bungaj, duke drejtuar mjetin “Benz”, me targë AA010BN, ka aksidentuar me dashje shtetasin kembësor Mark Dedë Gjeta, i datëlindjes 26.11.1952, banues në Tarazh, Mirditë, për pasoje ka gjetur vdekjen. Neni 78 i K.P“, njofton policia.