Përplasen dy avionë pasagjerësh në pistën e aeroportit Heathrow

28/09 22:54
Credits to Apollon TV
Përplasen dy avionë pasagjerësh në pistën e aeroportit Heathrow

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Londrës, Heathrow.

Sipas informacioneve paraprake, avionët janë përplasur gjatë lëvizjes në pistën e aeroportit. Avionët i përkasin kompanisë “Korean Air” dhe një Boeing 737 i “Icelandair”.

Raportohet se përplasja ka qenë e pjesshme në pjesën e bishtit dhe krahut të avionëve, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Një dëshmitar ka treguar në rrjetet sociale se përplasja ka shkaktuar tronditje te pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka arritur të prekë kabinat e avionëve.

Aksidenti i pazakontë në pistë ka shkaktuar rëndimin e trafikut ajror si dhe anulimin e disa fluturimeve.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.