Përmbytjet në të gjithë vendin, Çako kritika bashkive: Të jenë më të përgatitura dhe të mos presin zgjedhje nga të tjerët

08/01 17:43
Credits to Apollon TV
Përmbytjet në të gjithë vendin, Çako kritika bashkive: Të jenë më të përgatitura dhe të mos presin zgjedhje nga të tjerët

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për situatën e përmbytjeve që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Çako ka deklaruar se po punohet intensivisht, por nga ana tjetër u ka bërë thirrje bashkive që të jenë më të përgatitura për të tilla situata.

Ai ka sqaruar se janë evakuuar disa familje në Lezhë dhe në Shkodër.  

“Është dashur të ndërhyhet fuqishëm. Është një fazë shumë e rëndësishme e menaxhimit të fatkeqësisë natyrore siç është përmbytja dhe përpos saj vjen dhe rehabilitimi. Prej 2-3 ditësh vendi është përfshirë nga një intensitet i konsiderueshëm reshjesh. Zonat më të prekura Durrësi, Shkodra Vlora.. ka pasur dhe në qarqe të tjera ku ska munguar as bora. Janë marrë masat përkatëse. Ka qenë monitoruar dhe gjatë natës së mbrëmshe dhe ditës së sotme, kur janë shtuar ndjeshëm prezenca e ujit kryesisht në zonën e Shkodrës. Në zona që janë të ekspozuara apo në buzë të lumenjve. Janë evakuuar 2 ose 3 familje në Lezhë dhe Shkodër të cilat kanë qenë të cënuara nga përmbytja. Zona e Oblikës është ajo më e ekpsozuar me prezencë uji, në përgjithësi skemi banesa që kanë nevojë për t’u evakuuar”, tha ai.

Çako ka thënë se është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkive që të kenë një plan paraprak për situata të tilla. Bashkitë sipas tij duhet të jetë të gatshme pa pritur një zgjidhjen e të tjerëve. 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.