Përmbyten nga shirat e dëndura rrugët e qytetit të Vlorës

07/01 10:59
Credits to Apollon TV
Përmbyten nga shirat e dëndura rrugët e qytetit të Vlorës

Shirat me intensitet të lartë të gjithë territorin e vendit, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa qytete dhe përmbytjen e tokave bujqësore.

Kështu, në Vlorë rrugët e qytetit janë kthyer në pellgje me uje pas reshjeve intensive të shiut, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Kanali në lagjen Pavarësia të qytetit si pasojë e prurjeve të larta rrezikon të dalë në sipërfaqe. 

“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bashkisë së qytetit bregdetar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.