Përkujtohet në 1 vjetorin e vdekjes mjeku kinez që dha i pari alarmin për COVID-19, autoritetet e dënuan për përhapje thashethemesh

07/02 7:56
Credits to Apollon TV
Përkujtohet në 1 vjetorin e vdekjes mjeku kinez që dha i pari alarmin për COVID-19, autoritetet e dënuan për përhapje thashethemesh


Banorët e qytetit të Wuhan-it në Kinë kanë nderuar mjekun Li Wenliang, i cili ishte i pari që dha alarmin për përhapjen e koronavirusit.

Okulisti ishte një nga figurat më të njohura në ditët e para të shpërthimit të pandemisë në Wuhan, por u ndëshkua nga autoritetet evndase për përhapjen e thashethemeve.

Edhe kur Presidenti Xi Jinping nderoi heronjtë e luftës kundër COVID-19, emri i okulistit nuk u përmend, por banorët e Wuhanit i janë ende mirënjohës mjekut të tyre.

Jeta në Wuhan i është kthyer normalitetit, ndërkohë që një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndodhet në qytet duke hetuar për shpërthimin e virusit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.