Përkeqësimi i situatës së Covidit në vend, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ deputetët e vet: E papëgjegjshme, takohen në salla të mbyllura me shumë persona

08/02 10:28
Credits to Apollon TV
Përkeqësimi i situatës së Covidit në vend, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ deputetët e vet: E papëgjegjshme, takohen në salla të mbyllura me shumë persona

Edi Rama: Këtu me politikanët, nuk kam parasysh vetëm politikanët që i përkasin partive të tjera, por edhe politikanët e partisë që unë drejtoj të cilët thyejnë rregullat duke u mbledhur në salla të mbyllura me shumë persona.

Kjo është e papërgjegjshme dhe e papranueshme. Të gjitha këto bëjnë një front papërgjegjshmërie në luftën kundër Covidit.

Ne nuk e bëjmë për stabilitetin e sistemit shëndetësor aktual, por nëse nuk veprojmë tani situata pritet të përkeqësohet dhe barra mbi sistemin shëndetësor do të rëndohet, kur në fakt jemi në kushtet që është e shmangshme. Masat propozohen nga Komiteti Tekni, nga ana tjetër ne në anën e qeverisë dhe ju në anën e medieve duhet të bëjmë më shumë se të tjerët që zbatimi i masave të jetë sa më korrekt.

Siç ju kam konfirmuar më parë Pfizer-i do të lëvrojë vaksinat duke filluar nga mesi i shkurtit. Ama koha kur vaksinat dhe numri i të vaksinuarve të këpusë zinxhirin e infektimeve është ende larg.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.