Përgjaken rrugët në veri, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur në aksidente rrugore

19/05 11:09
Credits to Apollon TV
Përgjaken rrugët në veri, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur në aksidente rrugore

Aksidentet me pasoja fatale për jetët njerëzore kanë shënuar një bilanc të rëndë në 24 orët e fundit në veri të vendit. Pesë të vdekur dhe 2 plagosur janë shënuar në dy aksidente të regjistruara orët e fundit.

I pari u regjistrua në fshatin Omaraj në Malësi të Madhe ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, njëri prej tyre u përplas dhunshëm me një mur, duke shkaktuar dy të vdekur përkatësisht 20 dhe 21-vjeçar. Ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Shpejtësia dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore mendohet të ishte shkaku i këtij aksidenti tragjik.

Por pa u mbushur as 24 orë nga ky aksident, një tjetër më pasoja fatale u regjistrua në aksin Fushë Milot-Thumanë. Një autoveturë tip Toyota ka dalë nga rruga dukë rënë në një kanal me ujë. Rënia rezultoi fatale për të tre personat që ndodheshin në mjet, të cilët humbën jetën.

Ndonëse policia rrugore njofton çdo ditë për ashpërsim të masave ndëshkuese për shkelësit e rregullave të qarkullimit, shoqëruar kjo me numër të lartë gjobash dhë ndëshkimesh administrative, sërish aksidentet nuk pësojnë ulje dhe as ato më pasoja fatale, siç ishte 24 orëshi i fundit në rrugët e veriut të vendit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.