
Përgjaken rrugët e vendit/ Makina përplas gruan në Vlorë, dërgohet në spital me fraktura në trup


Një grua është plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë e cila është dërguar në Spital. Sipas informacioneve për FaxNews bëhet e ditur se gruaja ka qenë këmbësore dhe është përplasur pranë rrugës transballkanike në Vlorë, e cila është dërguar në spital me fraktura në trup.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen shkaqeve të aksidentit në rrugën transballkanike në Vlorë këtë mbrëmje
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.