
Përgjaken qendrat e masazhit, 8 të vdekur nga sulmi me armë, shumica gra


Tetë persona, përfshirë gjashtë gra aziatike, janë vrarë në tre qendra masazhi të ndryshme në shtetin e Georgia së SHBA.
Policia tha se katër njerëz u vranë në një sallon masazhesh në Acworth, një periferi në veri të Atlantës dhe katër të tjerë në dy llixha të qytetit.
Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë koreane.
Lidhur me të shtënat, policia nuk ka akoma një motiv.
Sidoqoftë, krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur kohët e fundit pasi fajësohen për përhapjen e Covid-19, raporton BBC.
Në një fjalim javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dënoi “krimet e urrejtjes kundër Aziatiko-Amerikanëve të cilët janë sulmuar, ngacmuar, fajësuar dhe dëbuar”.
Hetuesit të cilët kishin studiuar pamjet e CCTV më pas gjetën imazhet e një të dyshuari pranë një prej llixhave.
Policia tha që Robert Aaron Long, nga Ëoodstock, Georgia, u arrestua në Crisp County, rreth 150 milje (240 km) në jug të Atlantës.
Kapiteni Baker tha se hetuesit ishin “shumë të sigurt” se i njëjti i dyshuar ishte personi i armatosur në të tre të shtënat.
Autoritetet thonë se nga hetimet është shumë herët për të ditur nëse viktimat ishin në shënjestër për shkak të racës ose etnisë së tyre.