
Përfundon numërimi i fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet në Kosovë, në pritje të atyre me postë, Vetëvendosja fiton bindshëm

Ka përfunduar numurimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), Valmir Elezi është shprehur se ka mbetur vetëm që të procedohet rreth 1% e të dhënave.
Janë publikuar deri më tani 98,84% të votave, ku mbizotëron bidshëm Lëvizja e Vetëvendosjes me 47.96% të votave.
Ndërkohë mediat kosovare bëjnë me dije se në pritje mbeten votat me kusht dhe ato me postë. Nga zgjedhjet e djeshme, me numërimet e deritanishme parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa e dyta është PDK me 17.30% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14% të votave.