Përfshihet nga zjarri pylli në Peshtan të Fierit

21/07 16:25
Credits to Apollon TV
Përfshihet nga zjarri pylli në Peshtan të Fierit

Një pyll me pisha dhe dushk është përfshirë nga zjarri në zonën e Peshtanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar flakët dhe po punojnë ti mbajnë nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.