
Perfshihet nga flaket nje autobus ne vlore. Nuk dihen shkaqet. Nuk raportohet te lenduar vetem deme materiale


Zjarri ka përfshirë autobusin urban të linjës që lidh ujin e ftohtë me hyrjen e qytetit.Autobusi ka qënë duke ecur në afërsi të komisariatit të Vlorës i mbushur me udhëtarë ,kur në pjesën e pasme është dëgjuar një shpërthim dhe më pas janë përhapur flakë.
Fatmirësisht të gjithë udhëtarët kanë zbritur ,ndërsa është lajmëruar zjarrëfikësja .Dyshohet që shkak i zjarrit është një qark elektrik .Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk ka patur dëme në njerëz edhe pse në autobus në momentin e shpërthimit ka patur një numër të konsiderueshëm udhëtarësh
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.