Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, dyshohet se…

29/03 20:27
Credits to Apollon TV
Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, dyshohet se…

Makina tip Range Rover, në pronësi të Franceska Jaçes, ish-banores së Big Brother është djegur pjesërisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që ka përshirë makinën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F.J, banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.