
Përfshihet në flakë një makinë në Vlorë


Përfshihet në flakë një makinë në Vlorë, në afërsi të teatrit Petro Marko.
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat ende.
Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.