Përfshihen nga flakët tokat me grurë të Institutit të Teknologjisë Bujqësore në Lushnjë, rrezikojnë shtëpitë dhe banesat

12/07 13:46
Credits to Apollon TV
Përfshihen nga flakët tokat me grurë të Institutit të Teknologjisë Bujqësore në Lushnjë, rrezikojnë shtëpitë dhe banesat

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme tokat me grurë të institutit të transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnje, të korrura 10 ditë më parë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit , por për shkak të masivitetit të tij ka rrezikuar banesa dhe biznese pranë tyre. Për neutralizimin e flakëve , zjarrfikësve të Lushnjes u kanë ardhur në ndihmë dhe zjarrfikësit e Divjakës, për të vënë nën kontroll situatën. Përballë kësaj situate drejtori i repartit zjarrfikës në Lushnjë , ka apeluar për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes  dhe të mos djegin mbeturinat në orët e mesditës , pasi temperaturat e larta dhe era e fortë mund të nxjerrin zjarrin jashtë kontrollit , aq më tepër që rastet kanë qënë të shumta me djegie drufrutorësh dhe sipërfaqe të mëdha kodrinore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.