Perfshifet nga flaket nje banese perball prefektures

23/03 8:08
Credits to Apollon TV
Perfshifet nga flaket nje banese perball prefektures

Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Lezhës. Flakët kanë rënë në katin e dytë të një godine ku jetonte një grua e moshuar.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shpëtuar të moshuarën, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Godina që ka marrë flakë ndodhet përballë Prefekturës së Lezhës.

Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.