Përdhunoi vajzat e mitura dhe dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Itali

24/06 18:39
Credits to Apollon TV
Përdhunoi vajzat e mitura dhe dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar në Itali, është arrestuar për abuzimin seksual që ka bërë ndaj dy vajzave të tij, kur ato kanë qenë 4 dhe 5 vjeçe, si dhe për dhunën sistematike të ushtruar ndaj të shoqes.

 

Ngjarja është mësuar nga denoncimi i bërë nga vajza e tij e madhe, sot 29-vjeçe.

Ajo ka denoncuar të atin në polici, pas një debati në shtëpi dhe gjatë marrjes në pyetje është mësuar i gjithë abuzimi seksual dhe dhuna që shqiptari i ushtronte gruas. E reja ka thënë se nga mosha 5 deri në 8 vjeçe, respektivisht midis viteve 1999 dhe 2002, është abuzuar seksualisht nga i ati.

Ndërsa edhe motra e saj e vogël është abuzuar seksualisht nga babai i tyre për vite të tëra.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.