Përcillet për në banesën e fundit 14-vjeçarja nga Berati; u mbyt teksa lahej në lumë me shokët

16/07 16:02
Credits to Apollon TV
Përcillet për në banesën e fundit 14-vjeçarja nga Berati; u mbyt teksa lahej në lumë me shokët

Sot është përcjellë mes lotësh dhe dhimbjesh për në banesën e fundit 14-vjeçarja Galini Karamani, 14-vjeçarja ëngjëllore që u mbyt tragjikisht dje pasdite teksa lahej me shokët në lumin Devoll në Kuçovë.

Në ceremoninë mortore përveç familjes, të afërmve fqinjëve, kanë marrë pjesë dhe miqtë e saj të klasës të cilët kanë shpërthyer në lot për humbjen e shoqes së tyre.

ajojo

Teksa po lahej dje, ndryshe nga shoqja e saj e cila mundi të dalë nga uji, 14-vjeçarja është rrëmbyer nga rrjedha e fortë dhe është mbytur. Galini Karamani ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rreth Tapi” në lagjen Ferma-Partizani në qytetin e Kuçovës.

Mësuesja e Galinisë Erisilda Hoxha tregon se 14-vjeçarja ishte një vajzë me ëndrra për jetën, një vajzë që e donte dijen dhe që nuk vinte kurrë pa detyra në shkollë. Hoxha tregon se Galinia ka jetuar në kushte tejet të vështira ekonomike dhe vdekja e saj tragjike ishte shokuese për të dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Mësuese Eri tregon edhe ëndrrën e madhe që kishte 14-vjeçarja për t’u bërë police.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.