Për 1 orë rritet me katër përqind, pjesmarrja e qytetarëve në votime, shqiptarët “derdhen” drejt kutive (TË DHENAT)

25/04 10:47
Credits to Apollon TV
Për 1 orë rritet me katër përqind, pjesmarrja e qytetarëve në votime, shqiptarët “derdhen” drejt kutive (TË DHENAT)

Rritet me ritme të shpejta për një orë pjesmarrja e qytetarëve në gjithë Shqipërinë për të votuar. Sipas KQZ, deri në orën 9.00 të mëngjesit kanë votuar 7.23 përqind e qytetarëve me të drejtë vote në të gjithë Shqipërinë, raporton newsbomb.al.

Raportuar nga 1090 qendra nga 5199 në total KQZ shprehet se kanë votuar 54389 zgjedhës nga 752058 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara. Tirana mban sërish vendin e parë në votime me mbi 8 përqind të votuesve që kanë hedhur votën në kutitë e votimit deri në orën 9.00.

Në orën 8.00, kishin votuar 3.37 % e zgjedhësve dhe për një orë rritja e tyre është me 4 përqind.

Berat 7.06 %

Diber 7.42 %

Durrës 6.34%

Elbasan 6.57 %

Fier 6.45 %

Gjirokastër 6.53 %

Korcë 6.38%

Kukës 5.73%

Lezhe 5.83%

Shkodër 5.58%

Tiranë 8.21 %

Vlorë 5.08%

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.