Pensionet rriten me 15 mijë lek / Vendimi i ISSH, përfitojnë mbi 767 mijë të moshuar

21/09 13:24
Credits to Apollon TV
Pensionet rriten me 15 mijë lek / Vendimi i ISSH, përfitojnë mbi 767 mijë të moshuar

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete drejtoi mbledhjen e fundit të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku u miratua vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi. Sipas vendimit, të gjitha kategoritë e pensioneve do të pësojnë indeksim të inflacionit të çmimeve të shportës, që sipas përllogaritjeve të INSTAT është 8.6 për qind në vlera vjetore. Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje. Edhe rreth 2500 persona mbi 70 vjeç që përfitojnë pension social, do të përfitojnë nga kjo rritje. Pensioni mesatar, që llogaritet si produkt i gjithë shpenzimeve për pensione me numrin e pensionistëve do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht. Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.