PD nxjerr videon dhe mashtron me të ndjerën nga Shijaku: S’u raportua COVID. Ministria e ka publikuar në 5 gusht mes gjashtë rasteve të tjera (DOKUMENTET)

24/11 18:07
Credits to Apollon TV

Loja me ata që kanë humbur jetën nga covid po kthehet si gjueti shtrigash mes forcave politike dhe kjo ndodhi edhe dje në emisionin “Open” në TCH, ku PD, nëpërmjet përfaqësuesit të saj të shëndetësisë Gazmend Koduzi nxorri një video të qytetarit Dardan Domi nga Shijaku që pretendonte se nëna e tij ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar nga autoritetet, raporton newsbomb.al.

Kjo deklaratë e vetë djalit të viktimës ka sjellë debate nëse raportohen vdekjet nga covid apo jo. Dy doktorët Skënder Brataj dhe Ulqinaku janë përpjekur të sqarojnë procedurat sesi ndodh raportimi I vdekjeve për covid.

Por gjithcka u tha nga PD për fshehje të kësaj vdekjeje (e plotësuar nga mungesa e informacionit të djalit) nuk është e vërtetë.

L.D. që u përmend nga përfaqësuesi i PD dje në emision është deklaruar publikisht në daljet publike të ministrisë së Shëndetësisë që në datën 5 gusht, dhe kjo është lehtësisht e aksesueshme edhe te deklaratat në websitin shëndetësia.gov.al.

“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjeksore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen në dy spitalet covid një 58 vjecar nga Durrësi, një 70 vjecar nga Kruja dhe një 82 vjecare nga SHIJAKU. Nuk e kanë fituar betejën një 63 vjecar nga Kukësi, një 64 vjecar nga Shkodra, një 69 vjecar nga Elbasani. Ministria u shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmëve” thuhet në njoftimin e datës 5 gusht., raporton newsbomb.al.

L.D 82 vjec nga Shijaku në skedë ka të shënuar: Shijak, kati I dytë, pozitiv I intubuar, HTA, Kardiopati

Çfarë ndodhi dje në emisionin “Open”

Përshëndetje, quhem Dardan Domi nga Shijaku. Jam këtu për të denoncuar një rast që ne na ka ndodhur në familje. Nëna jonë, e quajtur Lirie Domi humbi jetën. Nuk morëm përgjigje por kur gjithcka ishte covid dhe ne e besuam. Motra që ishte këtu, komunikoi me të vetmen mjeke që quhej Esmeralda Meta dhe I kishte thënë që ne duhet të komunikojmë me një nga djemtë. Në një javë me mori vetëm një herë që gjendja nuk është e mirë. Pastaj na thanë se nëna ka vdek. Nuk na thanë se ishte me coronavirus, vetëm një kontakt kam pasur me doktoreshën me telefon. Kur shkova në morg na kërkuan hajdeni dy veta të merrni trupat. E mora me duart e mia. Dhe më thanë se aty është tmerr ka kufoma pa fund. Te skeda e vdekjes mjeku quhet Nevila Kryemadhi. Ndërkohë që tjetër mjek mu prezantua mua që e ndiqte dhe tjetër mjek te skeda e vdekjes. I kërkoj prokurorisë të nisë hetimet që edhe ne të dimë sesi është e vërteta. Pse ka vdekur me covid dhe pse është shkruar në skedë arrest kardiak apo nëse ka vdekur me arrest kardiak dhe pse shkoi në spital covid.

Ulqinaku: Është e thjeshtë, është shtruar suspect covid. Tamponi ka rezultuar negative.

Brataj: Dhe nëse ka shkuar në spital, ka telefonuar te ne. të më dërgojë nr e telefonit me cfarë numri i telefonit dhe është e regjistruar. Të shofim ta analizojmë nëse ka pasur gjëra për më tej. Më pas për skedën e vdekjes le të merren organet kompetente. Skedën e vdekjes e bën mjeku që i vdes pacienti, cakton orën dhe diagnozën. Sesi ka qenë ngjarja është mjeku që kuron pacientin.

Ulqinaku: Spitali është ekip. Një mjek është paradite, dikush është pasdite, dikush është turni I tretë. Nuk thuhet se dikush mund të marr në telefon dhe të thuhet “unë e kam nënën tënde në patronazh”.

Brataj: Qytetari ka të drejtë të kërkojë të vërtetën. Me kë ka fol në telefon me mjekun e familjes apo të spitalit.

Ulqinaku: Nuk ka arsye në botë që mjeku të deformojë arsyen e vdekjes.

Koduzi (PD): Zotëria është një nga faktet që ju kërkuat. Te kartela e vdekjes shkaku fillestar është pneumoni virale nga sars. Por përfundimtarja është arrest kardiak. Dhe kur është raportuar, nuk është raportuar nga covid. Eshtë kartela, është e përcaktuar nga covid.

Burimi/ NewsBomb

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.