PD merr më shumë anëtarë KZAZ je se ‘Bashkë Fitojmë’

15/09 16:24
Credits to Apollon TV
PD merr më shumë anëtarë KZAZ je se ‘Bashkë Fitojmë’

Kolegji Zgjedhor ka përmbysur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) dhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke njohur Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, forcë të parë opozitare dhe jo koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Në këtë mënyrë Basha do të marrë më shumë anëtarë KZAZ-je se Berisha për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, që do të zhvillohen në 24 shtator. Ashtu si në zgjedhjet vendore të 14 majit, edhe në 24 shtator KQZ nuk pranoi të rregjistrojë PD-në në emër të Berishës, pasi sipas tij, vetëm kryetari i saj aktual Lulzim Basha ka të drejtë të regjistrojë një kandidat nën siglën e PD-së. Zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Bashkisë Kukës pritet të mbahen me 24 shtator, ku në garë janë Albert Halilaj nga Partia Socialiste, kurse nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Emri Vata. Nga ana tjetër Partia Demokratike zyrtare, edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor nuk paraqiti asnjë kandidat. Këto zgjedhje vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit, pas publikimit të videos intime me një vajzë në zyrën e tij. Ish kryebashkiaku i Bashkisë Kukës u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.