PATOS,KA FILLUAR RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË UNAZËS LIDHËSE TË LAGJEVE ME QENDRAT E BANIMIT NË GRIZË

15/05 17:58
Credits to Apollon TV
PATOS,KA FILLUAR RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË UNAZËS LIDHËSE TË LAGJEVE ME QENDRAT E BANIMIT NË GRIZË

Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës së unazës që lidh lagjet dhe qëndrat e banimit në Grizë të qytetit të Patosit. Projekti i financuar nga të ardhurat e buxhetit lokal parashikon ndërtimin e një rruge me standarte bashkëkohore e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të rrisë cilësinë e jetës së komunitetit. Sipas kryebashkiakes Rajmonda Balili, në dispozicion të projektit është vënë baza mareriale e prokuruar, automjetet e bashkisë dhe fuqia punëtore, teksa ka shtuar se 20 milionë lekë do të investohen për rikonstruksionin e disa segmentëve reugorë të brendshëm të tre njësive administrative të kësaj bashkie.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.