PATOS, PRODHIMI I NAFTËS ARRIN 162 000 TON NË 3 MUJORIN E PARË TË VITIT

29/05 18:52
Credits to Apollon TV
PATOS, PRODHIMI I NAFTËS ARRIN 162 000 TON NË 3 MUJORIN E PARË TË VITIT

Në fushën e Patos- Marinzës ka vijuar me ritme të qëndrueshme prodhimi i naftës duke shënuar rreth 162 mijë ton vetëm për periudhëm janar – mars 2021. Situata në tregjet ndërkombëtare është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë , pasi cmimi i Brentit ka shënuar një rritje prej rreth 20 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht brenti është në nivelin e rreth 68 USD për fuci, ndërsa prodhimi ditor i naftës ka shënuar rreth 11.300 fuci nafte në ditë përgjatë kësaj periudhe.Në total kompania ka gjeneruar mbi 51 milionë dollarë nga prodhimi dhe shitja e naftës, dhe këto të ardhura janë ri- investuar në fushën e Patos – Marinzës , në operacionet naftënxjerrëse.Një ndikim i madh është vënë re edhe në arkëtimet për buxhetin e shtetit, pasi sipas të dhënave të Bankers , gjatë tre- mujorit të parë të këtij viti janë paguar rreth 6.6 milionë dollarë rentë minerare në tatime dhe dogana si dhe prodhim paraekzistues për Albpetrol. Aktualisht , Bankers zë rreth 75% të të ardhurave që shteti shqiptar mbledh nga renta minerare në vend.Ndërkohë thuajse e gjithë nafta e prodhuar është eksportuar drejt tregjeve europiane në kushtet kur Rafineria më e madhe në vend , në Ballsh, ka ndalur operacionet. Që nga viti 2004 , Bankers operon në Patos- Marinzë , fusha më e madhe e naftës në Europën Kontinentale dhe ka investuar më shumë se 3. 5 milione USD. Përfaqësuesit e kompanisë konfirmojnë se pavarësisht se Bankers nuk ka rikuperuar ende investimet e saj , plani i tyre është të vazhdojnë të bëjnë investime afatgjata në Shqipëri ndaj kontributi në ekonominë lokale do të mbetet i lartë

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.