
PATOS, FESTOHET 73 VJETORI I KRIJIMIT TË QYTETIT

Qyteti naftëtar i Patosit ka festuar 73 vjetorin e krijimi të tij, një festë organizuar në sheshin “Lipe Nashi”. Këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare, performuan pjesë nga repertori i tyre, ndërsa u ndoqën me interes nga të pranishmit e shumtë. 23 qershori është miratuar si dita e qytetit në vitin 2018 me vendim të këshillit bashkiak, duke u kthyer në një ditë festë për të gjithë këtë zonë.