PATOS, BANORËT NË DUKAS KËRKOJNË NGA UJËSJELLËSI TË LIDHË TUBACIONET E REJA ME RRJETIN E BRENDSHËM

03/06 18:54
Credits to Apollon TV
PATOS, BANORËT NË DUKAS KËRKOJNË NGA UJËSJELLËSI TË LIDHË TUBACIONET E REJA ME RRJETIN E BRENDSHËM

Edhe pse linja e ujësjellësit të ri është ndërtuar , banorët e lagjes Dukas në qytetin e Patosit , vazhdojnë të mos furnizohen nga rrjeti publik pasi ndërmarrja e ujësjellësit nuk ka lidhur tubacionet e linjës së re me rrjetin e brendshëm. Sipas tyre kërkesat dhe nevojat për ujë ata vazhdojnë ti plotësojnë me puset që vetë kanë shpuar . Tubacionet e reja kanë ardhur fare pranë shtëpive , por ato janë bllokuar nga ujësjellësi i cili sipas banorëve të Dukasit duhet të lidhë kontratat me familjet që kanë qënë jashtë sistemit për ti bërë abonentë të ligshëm dhe për ti furnizuar me ujë nga rrjeti i ujësjellësit publik.30 vite kemi jetuar me ujin e puseve dhe të burimeve natyrore të zonave përreth Patosit pohojnë banorët. Sipas tyre në të njëjtën situatë jetojnë edhe sot që edhe pse është investuar nuk furnizohen me ujë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.