PATOS, BANORËT E LAGJES “29 MARSI” ANKOHEN PËR MUNGESËN E SHËRBIMEVE

28/05 19:21
Credits to Apollon TV
PATOS, BANORËT E LAGJES “29 MARSI” ANKOHEN PËR MUNGESËN E SHËRBIMEVE

Banorët që jetojnë ne ish zonën industriale pranë rrugës kthesa e Patosit- Ballsh, janë pa shërbime nga pushteti lokal. Ankesave të përsëritura për mungesën e ujit, rrjetit të KUZ- së dhe rrugëve të brendshme pranë bashkisë Patos, pushteti lokal nuk i përgjigjet pasi sipas banorëve edhe pse ndodhen në zonën e lagjes “ 29 marsi” në Patos , territori ku ata jetojnë administrohet nga njësia administrative Portëz dhe menaxhohet nga bashkia Fier e cila ka edhe detyrimin të kryejë investime. Banorët të cilët i paguajnë taksat dhe tarifat vendore në Bashkunë Patos kërkojnë që ato të kthehen në investime publike nga kjo bashki dhe të kthehen në investime publike nga kjo bashki dhe të administrohen prej saj të afërsisë gjeografike. Nuk dimë ku të kërkojmë shërbime dhe imvestime pasi në Bashkinë Patos na thonë se varemi nga bashkia e Fierit , ndërsa në njësinë administrative Portëz na thonë të kundërtën. Të detyruar kemi kërkuar ndihmën e Tv Apollon për të publikuar problemin pohojnë banorët.Në lidhje me këtë problem administratori i Portëzëz , Pandeli Bozha, nëpërmjet kontaktit telefonik u shpreh se zona ku jetojnë banorët që kanë publikuar problemin , administrohet nga njësia administrative Portëz. Sipas të njëjtit burim në një lagje tjetër të kësaj zone është investuar në infrastrukturën e brendshme rrugore, ndërkohë që të planifikuara janë edhe investime të tjera publike, dhe përsa i përket problemit të ujit të pijshëm përgjegjës është ujësjellësi i Patosit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.